Në një episod të kohëve të fundit të Carpool Karaoke, James Corden e pyeti Celine Dion-in për obsesionin e saj ndaj këpucëve, duke u pyetur nëse e dinte vërtetë sa palë këpucë ka në koleksionin e san saj.  Këngëtarja u përgjigj se kishte plotë 10,000 palë këpucë që ajo nuk mund t’i japë apo falë sepse ka një lidhje personale me secilën prej tyre.

“Nuk mund të jap asgjë, sepse çdo palë që blej më ka çuar atje ku jam sot. Ato janë pjesë e çdo hapi që marr, dhe kam një lidhje shpirtërore me ti. Ju mund të më quani të çmendur dhe e kuptoj…”- tha Dion.

Ajo zbuloi gjithashtu se para se të rregullonte një depo të madhe të këpucëve në Vegas, këngëtarja instaloi një dollap të madh për këpucë në shtëpinë e saj në Florida por sërish vendi nuk ishte i mjaftueshëm.

Dion tani ka “lëvizur” jetën e saj – dhe 10 000 palë këpucët që ka – në Vegas, duke blerë një depo të madhe për të akomoduar koleksionin e saj.  Ajo pranon se dashuria e saj ndaj këpucëve e ka ndihmuar atë të përballojë humbjen e bashkëshortit të saj të ndjerë, Rene Angelil, i cili gjithashtu ka qenë merakli këpucësh