Çrregullimi bipolar është një sëmundje mendore serioze, e cila konsiston në luhatje të shpeshta të humorit dhe shumica e emocioneve të zakonshme bëhën të paparashikueshme dhe të shtuara. Njerëzit bipolar shumë shpejt shkojnë nga ektremi në ekstrem, pra nga të lumtur dhe energjikë në të trishtuar, të lodhur ose të acaruar.

Luhatjet e humorit mund të ndikojnë në aktitvtetin e përditshëm, gjumë, sjellje, arsyetim apo edhe në aftësinë e të menduarit. Bipolariteti përshin maninë dhe hipomaninë, që kanë të bëjnë me rritjen e energjisë, shpërqëndrimin dhe euforinë, si dhe depresioni që është e kundërta e manisë dhe hipomanisë.

- SPONSOR -Smiley face

Shkaqet e biopolaritetit nuk dihen, por disa faktorë që mund të ndikojnë janë: ndryshimet biologjike si dhe gjenetika. Për ta parandaluar duhet t`i kushtohet rëdësi e madhe shenjave paralajmëruese si dhe duhet kërkuar menjëherë ndihma e psikologut. Bipolariteti mund t`i çojë njerëzit që vuajnë prej tij drejt veprimeve të dëmshme për veten apo njerëzit përreth, si edhe drejt vetëvrasjes.

- SPONSOR -Smiley face