Shumë njerëz mund ta kenë provuar, papritur, ndjesinë e familjaritetit me një vend të panjohur. Apo të kenë pasur ndjesinë sikur kanë bërë të njëjtën bisedë me dikë, më parë. Kjo është ndjesia që njihet si déjà vu (një term francez që do të thotë “e parë tashmë”) dhe thuhet që ndodh rastësisht te 60 deri në 80 për qind të njerëzve.

Por çfarë është përgjegjëse për këtë ndjesi? Megjithë tezat e përhapura në kulturën popullore, përvojat e déjà vu-ve janë pak të qarta në terma shkencore.  Déjà vu-ja ndodh në një venitje të shpejtë, pa paralajmërim dhe nuk ka asnjë shenjë të jashtme fizike përveçse thuhet: “sapo kisha një déjà vu!” Shumë studiues, propozojnë që fenomeni është një përvojë e mbështetur te kujtesa dhe pranojnë që, për të, janë përgjegjës qendrat e kujtesës.

- SPONSOR -Smiley face

Sistemet e kujtesës

Lobet e mesme temporale janë qendra vitale për mbajtjen e kujtimeve afatgjata të ngjarjeve dhe fakteve. Zona të caktuara të lobeve temporale janë të rëndësishme në ndjesinë e familjaritetit ose njohjes, ndërsa rimbledhja e detajuar e ngjarjeve të veçanta ndodh në një zonë tjetër.

Është propozuar që identifikimi familjar varet nga zona e korteksit që mbulon shqisën e nuhatjes, ndërsa rigrumbullimi i detajuar është detyrë e hipokampusit. Rastësia e përjetimit, e bën déjà vu të vështirë për t’u studiuar me metoda empirike. Çdo studim mbështetet në raportimin e personave.

Sekrete të imëta

Një grup pacientësh epileptikë përjetojnë vazhdimisht déjà vu para krizës, kjo ndodh kur kriza nis në lobin e mesëm temporal. Kjo u ka dhënë studiuesëve një mënyrë më të kontrollueshme për të studiuar  déjà vu. Krizat epileptike evokohen nga ndryshime të aktivitetit elektrik të neuroneve brenda zonave qendrore të trurit. Ky aktivitet disfunksional i neuroneve mund të përhapet në të gjithë trurin si valët tronditëse të krijuara nga një tërmet. Zonat e trurit në të cilat ndodh ky aktivizim elektrik përfshijnë lobet e mesëm temporale.

Tronditja elektrike e këtij sistemi neuronesh gjeneron një aura déjà vu-je paraprake. Duke matur shkarkesat e neuroneve në trurin e këtyre pacientëve, shkencëtarët kanë pasur shansin të identifikojnë zonat e trurit ku nisin sinjalet e déjà vu-së.

Disa vëzhgime kanë çuar në spekulimin që déjà vu shkaktohet nga një shkarkesë disfunksionale elektrike në tru.

Kjo shkarkesë neurotike mund të ndodhë edhe në mënyrë jopatologjike te njerëzit pa epilepsi. Një shembull e kësaj është ajo tronditja e pavullnetshme që ndodh ndonjëherë sapo të zë gjumi.

Është propozuar që déjà vu-ja mund të stimulohet nga një shkarkesë e ngjashme, që rezulton në një ndjesi të çuditshme familjariteti, por studiuesit kanë dalë në përfundimin që ajo lloj déjà vu-je e përjetuar nga pacientët me epilepsi është ndryshe nga déjà vu-ja tipike.

Ajo déjà vu e përjetuar para një krize epileptike mund të jetë e gjatë, ndryshe nga ato të rrufeshmet që përjetojnë njerëzit e tjerë.  Te këta, njohja e gjallë e kombinuar me ndërgjegjshmërinë që ambienti është në të vërtetë i ri, përcakton plotësisht përvojën e déjà vu-së.

Ngatërresa dhe qarqe të shkurtër

Déjà vu-ja te pjesëmarrësit e shëndetshëm në studime, raportohet si një gabim kujtese që mund të tregojë natyrën e sistemit të memories. Disa shkencëtarë spekulojnë që kjo déjà vu ndodh për shkak të një mospërputhjeje në sistemet e memories që çon në krijimin e gabuar të një memorieje të detajuar nga një përvojë e re ndjesore. Pra informacioni kalon memorien afatshkurtër dhe arrin atë afatgjatë. Kjo do të thotë që  déjà vu vjen nga një moskombimin ndërmjet inputit ndjesor dhe output-it të thirrjes së kujtesës. Kjo shpjegon pse një përvojë e re mund të ndihet si e njohur, por nuk është aq e prekshme sa një kujtim i plotë.

Teori të tjera sugjerojnë që, në këto raste, aktivizimi i sistemit rhinal të neuroneve që është përgjegjës për ndjesinë e familjaritetit, ndodh pa aktivizimin e sistemit të rigrumbullimit të kujtimeve brenda hipokampusit . Kjo çon në ndjesinë e njohjes së të gjithës pa detaje specifike.

Është propozuar që déjà vu-ja është një reagim i sistemeve të kujtesë së trurit ndaj një përvoje familjare. Kjo përvojë dihet që është e re, por ka shumë elementë të njohur, megjithëse në një mjedis pak ndryshe. Një shembull. Të jesh në një bar në një qytet tjetër që ka të njëjtin dekor si ai që shkon zakonisht në qytetin tënd.

Edhe më shumë teori ekzistojnë për shkakun e déjà vu. Ato i gjejmë nga paranormalja: jetët e shkuara, rrëmbimet nga  alienët dhe ëndrrat parakonjitive, te kujtimet e krijuara nga përvoja jo të jetuara personalisht, siç janë skenat që ke parë në filma.

Si përfundim, nuk ka një shpjegim të thjeshtë pse ndodh déjà vu-ja, por hapat e reja në teknikat e neuroimazherisë mund të ndihmojnë për të kuptuar kujtesën dhe rrengjet që punon mendja.

- SPONSOR -Smiley face