Hiperhidroza është sekretim i djersës në sasi më të mëdha se sa organizmi ka nevojë të freskohet. Hiperhidroza mund të trajtohet me rezultate shumë të kënaqshme me anë të injeksionit të botulinit (botoks). Ky medikament përmban toksinën botulinike të tipit A të purifikuar, injeksioni i së cilës bllokon lëshimin e acetilkolinës në nivelin e mbaresave nervore pre–sinaptike dhe si rrjedhojë, edhe transmetimin e impulsit nervor. Me këtë mekanizëm bllokohet edhe prodhimi i djersës. Megjithëse përdoret tashmë prej shumë vitesh, duhet të kemi parasysh që, botulini është një medikament i cili duhet të aplikohet vetëm nga mjekë ekspertë, në klinika të specializuara. Duhet të bëhet kujdes që trajtimet me botulin të mos kryhen nga persona pa përvojë dhe është e ndaluar të kryhen auto–injeksione, pasi dëmet mund të jenë të konsiderueshme.

Trajtimi me botoks është komod, me pak dhimbje, nuk ka nevojë për anestezi dhe zgjat 15–30 minuta. Nuk është e nevojshme një periudhë rikuperimi pas trajtimit dhe rikthimi në jetën e përditshme është i menjëhershëm. Rezultati është shumë i kënaqshëm dhe zgjat mesatarisht 4–8 muaj. Më pas, djersitja do të rifillojë gradualisht, por shpesh, edhe pas një viti nuk arrihen nivelet e djersitjes para trajtimit. Në pjesën më të madhe të rasteve, për të mbajtur nën kontroll hiperhidrozën, është i mjaftueshëm një trajtim në vit, duke preferuar periudhën para verës.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face