Panseksualiteti  është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre. Personat panseksual identifikohen si gender-blind pra ”të verbër” ndaj gjinisë, duke lënë të nënkuptuar se gjinia dhe seksi nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen seksuale dhe emocionale ndaj të tjerëve.

Panseksualiteti mund të konsiderohet si orientim seksual më vete ose si një nëndegë e biseksualitetit, për të treguar një identitet seksual. Meqenëse personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen as si djalë, as si vajzë, kjo tregon se panseksualizmi e hedh poshtë dikotominë vajzë/djalë të gjinisë. Panseksualiteti si term është më gjithëpërfshirës sesa biseksualiteti.

- SPONSOR -Smiley face

Mirëpo në komunitetin e biseksualëve ende debatohet nëse termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual. Ndërkohë personazhe të njohur që kanë pranuar që janë panseksualë janë Miley Cyrus dhe aktorja e njohur Bella Throne, Sia po ashtu edhe solisti i grupit të njohur “Panic! At Disco”

- SPONSOR -Smiley face