Shumë më tepër se një program ushtrimesh.Një disiplinë stërvitjeje për trupin, e menduar dhe ideuar për të zhvilluar forcën dhe elasticitetin muskulor, për të ndihmuar të ruajmë ekuilibrin midis trupit dhe mendjes, për të siguruar një kryerje të saktë lëvizjesh. Joseph H. Pilates zhvilloi metodën e tij në gjysmën e parë të shekullit të XX. I pakënaqur nga sistemet ekzistuese të stërvitjes fizike, studioi metodat e përdorura në Azi si Yoga që synojnë relaksimin mendor, frymëmarrjen dhe zhdërvjelltësinë e trupit, dhe metodat perëndimore, që zakonisht synojnë t’i japin përparësi forcës kundërshtuese në dëm të rezistencës. Ai krijoi një sistem origjinal me më shumë se 500 ushtrime dhe pajisje sportive, të vetmet në llojin e tyre.

Me metodën e tij, Pilates bashkoi cilësitë më të mirë të të dyja disiplinave për të krijuar një program ideal stërvitjeje fizike. Kjo metodë, fillimisht ka tërhequr balerinë e atletë, duke mbetur për shumë vite një stërvitje e rezervuar vetëm për këtë kategori personash. Tashmë ky program stërvitjeje, po jeton një ringjallje si një alternativë apo mbështetës i regjimeve te tjera ushtrimesh dhe aktivitetesh atletike. Metoda Pilates, forcon abdominalet, jep kontroll total mbi gjithë trupin, elasticitet të jashtëzakonshëm, koordinim të shtyllës kurrizore me gjymtyrët, dhuron fuqi të kombinuar midis trupit dhe mendjes. Duke bërë shumë ushtrime të ndryshme për një numër të vogël përsëritjesh, muskujt përforcohen, zgjaten dhe kaliten, pa rritur në mënyrë të tepruar masën muskulare. Përqendrimi total mbi trupin gjatë ushtrimeve shton cilësinë e lëvizjeve, koordinimin dhe frymëmarrjen. Më poshtë video që mëson pilates për fillestarët:

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face