Zinedine Zidane u aksidentua me makinë të shtunën. Trajneri pati një përplasje të vogël me një makinë tjetër në një rreth trafiku, rrugës për në objektet e stërvitjes së Real Madrid.
Ignacio Fernandez, pronari i makinës tjetër që u përplas me automjetin e Zidane më në fund ka zbuluar detajet e aksidentit. “Sapo e pashë, e njoha dhe i thashë:” Do të doja të isha takuar me ju në rrethana të tjera, por edhe kjo nuk është keq” tha ai.
Ignacio rregulloi dokumentet e sigurimeve për Zidane më vonë ndërsa i kërkoi francezit edhe një selfie. “Unë i thashë që mund të kishim një selfie sepse përndryshe, njerëzit nuk do të më besonin nëse do të isha goditur nga makina e Zidane”, shtoi Ignacio. “Dhe ai me shumë dashamirësi tha po. Ai hoqi kapelën e tij dhe ne e bëmë fotografinë.” Për fat të mirë, si trajneri i Real Madridit dhe shoferi tjetër shpëtuan pa u dëmtuar.

- SPONSOR -Smiley face