Pavarësisht se jeni mashkull ose femër, veshja në mënyrën e duhur për një dasmë mund të jetë një sfidë. Çfarë vlen për t’u veshur në një dasmë në natyrë nuk mund të jetë e përshtatshme për një martesë në kishë, ose e anasjelltas. Por ka disa gjëra që nuk duhet të vishen kurrë në asnjë dasmë, pavarësisht sa formal, informal ose unike mund të jetë tema.

1.Fustanet komplet të bardha

- SPONSOR -Smiley face

gallery-1467390493-all-white

Nuk është dasma jote, kështu që pse do të vishesh si një nuse! Qëndroi larg veshjeve të tilla , që duken si nuse, sidomos me dantellë të bardhë.

2.Tuta të çdo lloji

gallery-1467390560-sweats

Veshjet të tilla “casual” nuk janë kurrë të përshtatshme për në martesë. As edhe në doza të vogla.

3.Çdo veshje që ekspozon të brendshmet

gallery-1467390608-untitled-2

Kjo nuk është një takim me shoqet, por një dasmë. Veshjet që tregojnë të brendshmet nuk duhet t’i zgjidhni. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt. Të paktën për atë event tregoni pak klas, duke ngritur pantallonat për të mos treguar të brendshmet.

4.Makjazhi prej klouni

gallery-1467390664-clown-makeup

Mbajini gjërat të thjeshta, fundja është një dasmë. Tregojini xixat dhe shkëlqimin për një ditë tjetër.

5.Printimet e kafshëve

gallery-1467390921-animal

Nuk po ju thotë njeri që të vishni nëj fustan rozë me printime lulesh, por jini vetvetja. Thjesht kini parasysh që kjo ditë nuk është për ju dhe një fustan me dizajne të tillë merr shumë vëmendje.

6.Shapka me gisht

gallery-1467390976-flip-flops

Nëse vërtet doni të ndiheni rehat, zgjidhni një palë sandale të sheshta por elegante.

7.Xhinse

gallery-1467391011-denim

Të veshësh xhinse në një dasmë (pa vrima, printe apo të grisura) nënkupton që pjesa e sipërme e veshjes duhet të jetë shumë elegante dhe ky është një mision që pak e përmbushin. Kështu që zgjidhni diçka më serioze dhe më të thjeshtë.

8.Këmishë me mëngë të shkurtra

1467391058-sleeves

Një këmishë me mëngë të gjata nuk do t’ju vrasë. Për më tepër që pas ceremonisë, mund t’i përveshni mëngët.

9.E zezë kokë e këmbë

gallery-1467391121-black

Është një dasmë, jo një funeral! Ndriçohuni pak! Nuk po ju themi që nuk mund të visheni me të zeza, por ka mundësi prej të cilave mund të zgjidhni. Nëse insistoni për të zezën atëherë gjallërojeni me disa printime ose aksesorë.

10.Të shkurtra

gallery-1467391179-shorts

Djema, kjo është posaçërisht për ju! Po, ta shpif që femrat mund të veshin të shkurtra dhe ju jo. Por duhet me patjetër që të vishni pantallonat e gjata për atë ditë.

11.Kapelat

gallery-1467391236-hats

Vetëm nëse janë pjesë e temës së dasmës stil kaubojs, por në të tjera raste ato janë të ndaluara, pasi janë shumë casual për një dasmë.

12.Veshje shumë seksi

gallery-1467391292-sexy

Të ngushta, të shkurtra dhe me shumë dekolte të gjitha së bashku, janë të papërshtatshme për një dasmë.

13.Ngjyra neon

gallery-1467391331-neon

Qetësojini tonalitetet sepse nuk keni përse të jeni të parat që bien në sy sapo hap albumin e dasmës.

14.Temina, xixa dhe shkëlqim

gallery-1467391375-silver

Kjo nuk është dita juaj e madhe kështu që mos e prishni duke u munduar të merrni vëmendjen e të gjithëve. Pak shkëlqim nuk vret askënd, por jo në të gjithë paraqitjen tuaj.

- SPONSOR -Smiley face