Mesa duket “telashet” për Katy Perry nuk paskan të mbaruar. Këtë herë këngëtarja e njohur amerikane është akuzuar për ngacmim seksual nga një model. Modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka qënë pjesë e klipit Teenage Dream në vitin 2010 dhe ka treguar prapaskenat e videoklipit. Ai tregon se këngëtarja ia ka ulur pantallonat duke treguar organin e tij gjenital në mesin e një grupi miqsh në një festë ditëlindjeje. Incidenti ndodhi shumë kohë pasi ata filmuan videoklipin në shtëpinë e dizajnuesit Johnny Wujek, pasi Katy ishte ndarë nga bashkëshorti Russell Brand, në 2012-n.

“Po e them këtë tani sepse kultura jonë po provon se meshkujt e fuqishëm janë perversë. Por femrat e fuqishme janë po aq të shpifura. Mu desh shumë kohë të pranoj që dikush më dhunoi në këtë mënyrë dhe nuk e lajmërova policinë në atë moment.”, tregon modeli duke i shokuar të gjithë me këtë deklaratë.

- SPONSOR -Smiley face

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face