Këtë nuk na i priste mendja, sinqerisht ! 2 ditë pas propozimit për fejesë, me një unazë miliona dollarë dhe në një nga vendet më të bukura në botë, vjen dikush dhe i prish gjithë bukurinë këtij momenti. Ka qënë një ish lojtar bejsbolli që ka publikuar akuzat e rënda. Ai u shpreh ndërmjet disa statuseve në twitter duke thënë se Alex po e tradhëton Jennifer me ish-bashkëshorten e tij.

“Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai. Alex mjaft u tregove një hajvan, mjaft tradhtove Jennifer Lopez-in.”- u shpreh ai ndërmjet statuseve në Twitter ndërkohë që tha se mund t’a vërtetojë edhe me foto këtë gjë.

Duke u Ngarkuar...

Epo shpresojmë mos jetë e vërtetë kjo gjë, pasi Jennifer dhe Alex shkojnë shumë dhe janë një nga çiftet e preferuara të showbiz-it.

 

 

- SPONSOR -