Ajo është një nga bloggeret më të njohura në fushën e modës dhe nuk ka fansa vetëm në Itali por kudo në botë. Chiara numëron plot 16 milion fansa në Instagram dhe në kaq shumë persona sigurisht që do ketë edhe nga ata që ofendojnë dhe janë kritikë për çdo gjë. Pasi Chiara postoi një foto me reçipeta në Instagram , një lumë komentesh negative vërshuan pasi nuk u pëlqeu masa e vogël e gjoksit të bloggeres. Dhe sigurisht një vajzë e zgjuar si Chiara diti se si t’u jap përgjigjen e duhur dhe të jap dhe një mesazh për vajzat që nuk ju pëlqen vetja :

“Jam shumë vetëbesuese dhe gjithmonë e kam dashur trupin dhe gjoksin e vogël, por ju duhet të qetësoheni. Pse duhet të kenë të gjithë gjoks të madh? Pse të mos i kesh natyrale apo duhet të bësh gjoksin? Jeni të çmendur. Të gjithë atyre që ndjenjë se kanë të drejtën për të bërë shaka rreth gjoksit të vogël në foton time të fundit… Vazhdoni dhe argëtoni veten ndërsa unë jam super e lumtur me trupin tim të vërtetë”- u shpreh Chiara ndërkohë që fansat e mbështetën më pas…

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -