Në kopshtin e shtëpisë së Kim Kardashian dhe Kanye West endet i lirë një gjarpër anakonda! Gjarpri është plot 3 metra i gjatë dhe atë e zbuloi për herë të parë e ëma e Kim, Kris Jenner. Në InstaStory, ajo publikoi një foto të gjarprit që po endej i lirë në oborr, ndërsa etiketoi e frikësuar vajzën e saj.  “Ummm më duhet të iki”- shkroi Kris krahas postimit, ndërsa të gjithë mbetën të befasuar. Fakti që Kim është nënë e katër fëmijëve e bën akoma më shqetësues faktin që ajo lejon një anakonda të endet nëpër kopshtin e saj! As Kanye dhe as Kim s’na kishin folur më herët për këtë “çmenduri” të tyren. 

- SPONSOR -Smiley face