Duke u Ngarkuar...

Kampioni luftëtar i MMA, Conor McGregor ka kontribuuar në ndërtimin e tetë shtëpive për familjet e pastreha në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Ai u pa i pranishëm në sheshin e ndërtimit për të inspektuar zhvillimet në ndërtimin e shtëpive, teksa përshëndeti disa nga fqinjët vendas, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

McGregor foli me punëtorët e ndërtimit që po ndërtojnë shtëpitë me tre dhoma gjumi që do të shkojnë tek njerëzit e pastrehë që aktualisht jetojnë në hotele rreth kryeqytetit irlandez.

30-vjeçari, fitimet vjetore të të cilit mendohet se shkojnë deri në 75 milionë funte, shpesh përdor mediat sociale për të treguar aktivitetet e tij.

“Ne kemi tetë shtëpi drejt përfundimit. Shtëpi me tre dhoma gjumi, të destinuara për familjet që aktualisht banojnë në hotele rreth kryeqytetit, pa një shtëpi që mund ta quajnë të veten. Por jo për edhe për shumë kohë. Nëpërmjet stuhisë vjen dielli”, kanë qenë disa nga fjalët e McGregor.

- SPONSOR -