Taylor Swift është një nga divat e pop-it dhe këngëtarja më e pasur e të gjitha kohërave dhe gjithë këto kanë erdhur nga sukseset e saj të njëpasnjëshme. Por mesa duket Taylor nuk ka sukses vetëm në muzikë por edhe në dashuri pasi burime të ndryshme thonë se ajo do martohet së shpejti.  “Joe do të martohet me Taylor dhe ajo do të martohet me të. Ai thjesht po pret ditën dhe kohën perfekte për ta propozuar. Joe do që ta bëjë momentin të paharrueshëm dhe totalisht special”- u shpreh një burim për prestigjozen “Cosmopolitan”.

Taylor dhe Joe kanë më shumë se 2 vite bashkë dhe sipas burimeve për “UsWeekly” Joe po numëron ditët për ti propozuar asaj për martesë. Epo mesa duket shohim një dasmë në horizont…

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -