Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trup feston sot ditëlindjen. Melania lindi në Novo Mesto në Slloveni në vitin 1970 dhe ka studiuar arkitekturën dhe dizajnin në Universitetin e Lubjanës në kryeqytetin slloven.

Ajo u zhvendos në Nju Jork më 1996 dhe punoi si modele . Dy vjet më vonë ajo takoi Donald në një klub nate në Nju Jork dhe në vitin 2005 çifti u martua. Ata kanë një fëmijë të quajtur Barron, i cili flet rrjedhshëm edhe gjuhën sllovene. Një ditë më parë, Donald dërgoi një e-mail duke lavdëruar rolin e saj në familjen Trump dhe duke i kërkuar mbështetësve të nënshkruajnë një kartolinë për ditëlindjen e saj.

Duke u Ngarkuar...

“Melania është shkëmbi dhe themeli im,” shkroi presidenti, “…Unë nuk do të isha njeriu që unë jam sot pa të, nga ana ime, ajo është themeli i familjes sonë dhe një nënë e mrekullueshme për djalin tonë Barron, jam aq krenar për arritjet e saj, dhe unë shpresoj se dhe ju do t’i dëshironi me të mirën në ditën e saj të veçantë. ”- përfundoi ai.

- SPONSOR -