Ajo përpara se të jetë një artiste e vërtetë është një njeri plot pozitivitet, me një zemër të bukur dhe natyrë tepër solare. Energjike plot shpresë për të ardhmen, me shumë dashuri për jetën dhe profesionin e saj ,Delinda Zhupa Disha sot do të na zbulojë shumë gjëra nëpërmjet intervistës së saj. Përmes përkushtimit të punës, durimit dhe profesionalizmit ,aktoria e talentuar e Spektaklit Humoristit të “Portokallisë” , në këtë intervistë ekskluzive ajo do të na zbuloi disa këshilla për artistët e rinj të cilët do të arrijnë përmes këshillave të Delindës që një ditë të bëhen të famshëm si Delinda.

Duke u Ngarkuar...

Një artiste që sfidon skenat, që nuk i trembet kurrë sfidave, që punon fort çdo ditë për të qenë ajo që ka arritur të jetë sot. Ekskluzivisht për mulliri.al Delinda i përgjigjet 12 pyetjeve që brenda tyre kanë për bazë të njohin Delindën si nënë, si aktore, kërcimtare dhe si një artiste multidimensionale .

1-Delinda tashmë je një aktore e njohur dhe tepër e famshme, si ndihesh për këtë fakt?

Të jesh e famshme ?! Se di në të shumtën e rasteve ndihem shumë e zakonshme si cdo njeri .

2-Prej 4 vitesh si aktore e humorit me rolet e tua të veçanta në Spektaklin e humorit në “Portokalli”, si mendon çfarë e bën Delindën të spikasi kaq shumë në këtë Spektakël?

Te spikas ?Se di ndoshta duhet pyetur publiku por vet di të them që gjithmonë kam ndjekur gjithmonë këto tre parime në jetë dhe në art; Dashuri , pune dhe Durim.

3-Përveç punës si aktore në “Portokalli” në Top Channel ju jeni edhe aktore në Teatrin e qytetit të Fierit, ku e sheh veten më shumë në teatër apo në televizion?

Veten e shoh në teatër në televizion në film në Hollywood… kudo ku mund të transmetoj dhuntit e mija artistike, (qesh) .Ndihem mirë në të dyja punët.

4-Deri vonë keni pasur dhe vazhdoni ta keni pasion baletin, pasi dhe e keni ushtruar, si mendoni ju ndihmon baleti për të qenë një aktore multidimensionale?

Pa dyshim që të kërcyerit , të kënduarit ,të luajturit me instument , e shumë e shumë aftësi të tjera të ndihmojnë për të qenë një artiste multidimensionale . Më kanë ndihmuar shumë të gjitha këto aftësi përveç profesionit tim dhe ja ku jam sot në “Rewind” Ballet edhe si kërcimtare ,se si aktore po e po.

5-Ju zotëroni dhe kurse private të aktrimit me fëmijë, si ndiheni kur përcillni profesionin tuaj tek fëmijët?

Po u bën 2 vjet në mos gaboj që bashkë me Eldon kemi hapur studion tonë ku zhvillojmë kurse aktrimi dhe pikture për femijët e grupmoshave të ndryshme. Ndihem shume mirë, sepse më pëlqen shumë puna me fëmijët dhe lodhja e bukur qe ata të falin.

6-Së fundmi ju shohim interpretuese por edhe balerinë në projektin “Rewind” me produksion dhe koreografi nga dr.Riselda Sejdija, si e ndjeni veten në këtë projekt pasi është hera e parë për Ju që të aktroni dhe të kërceni në të njejtën kohë?

Ndihem shumë mirë deri tani gjithcka po shkon perfekt . Me zysh Risin kemi nje komunikim sikur njihemi prej vitesh , balerinët janë shumë puntorë dhe shumë të talentuar dhe kjo ma ka lehtësuar edhe mua shumë punën , provat ,sepse ky lloj bashkëpunimi i ndërthurjes së baletit me aktrimin është hera e pare për mua . Dhe mezi po e pres jo vetëm unë po të gjithë ne që ta shfaqin e të marrim emoncionet e publikut.

7-Gjatë provave të baletit “Rewind” ke pasur vështërsi të lëvizjeve ndërkohë që interpreton apo çdo gjë rrjedh natyrshëm në prova?

Padyshim qe ka vështirësi po në grupin që kemi krijuar ,kemi nje kimi shumë të mirë dhe duke qenë se te gjithë jemi shumë dashamirës që e gjitha kjo të dali mirë dhe mua ma kanë lehtësuar shumë punën me baletin dhe unë i kam mësuar atyre aktrimin dhe si ti mësojnë përmendësh poemat . Pra me pak fjalë përveçse mendoj që ky projekt do i japi shumë publikut, ky projekt na ka dhënë padyshim edhe neve shkëmbime eksperiencash.Gjej rastim ti uroj suksese të mëtejshme balerinëve (studentëve të Universitetit të Arteve) Kristinës , Alvaros, Klaudios dhe Milirjanit.

8-Përveç aktrimit ke ndonjë profesion tjetër që të pëlqen ta bësh?

(Qesh) kam hobi shume gjera ; Baletin , mesimdhënien , psikologjinë sportin ,etj.

9-Ju keni një djalë të vogël dhe shiheni qartë nga postimet në rrjetet sociale që jeni një nënë e përkushtuar, do të dëshironit që djali juaj kur të rritet të bëhet artist?

Shumë do të dëshiroja që Dasantini të bëhet një artist me famë ndërkombëtare të shkoj përtej emrave tanë, timit dhe Eldos , bashkëshortit tim ,gjithesesi zgjedhja mbetet e tij sido që të jetë ne padyshim që do ta mbështesim gjithmonë.

10-Nëse do të propozoheshe sërish një projekt ku ju do të kërcenit sërish duke aktruar do ta pranonit?

Varet si do të jetë projekti . Nuk mundem kurrë të pranoj dicka që nuk më pëlqen , varet pastaj dhe kush ma propozon . Për “Rewind “ishin shumë fakte pozitive premtuese që më bën të pranoj dhe meqë ra rasti dua ta falenderoj Dr.Riselda Sejdija , koreografen dhe pedagogen e Universitetit të Arteve për idenë , punën, profesionalizim që i ka dhuruar veprës së saj “Rewind” ,duke i dhuruar shijen e hollë edhe perzgjedhjes muzikore  baletit me një akt ,sepse muzika është çelsi kryesor i çdo vepre artistike.

11-Mund të na citosh disa role apo vepra që keni interpretuar deri tani?

Disa nga rolet qe kam realizuar kanë qenë “Kler Drame nga Jean Genet , “Aktorja tek Carlo Goldoni Komedi “, “Zonja Gale -nga Kristo Floqi komedi “, etj.

12-Cilat do të ishin 3 këshillat për artistët e rinj që një ditë të bëheheshin të famshëm si Ju?

Tre këshillat e mija për të gjithë studentët dhe aktorët e rinj janë;1-Shumë dashuri, 2-shumë punë dhe 3-shumë durim.

- SPONSOR -