Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka postuar një sërë shkrimesh në rrjetet sociale ku ka folur për jetën e saj. Prej kohësh ajo ka pasur probleme me mbidozën dhe shëndetin  mendor dhe këto probleme e kanë çuar në qëndra rehabilitimi. Por këto probleme të saj tani mesa duket kanë ikur dhe është në gjendje më të mirë. Ja çfarë shkruan ajo :

“Sot do kisha festuar 7 vite të të qenurit esëll. Nuk pendohem që bëra ato gabime, kisha nevojë t’i bëja, por nuk duhet të harroja se pikërisht pranimi i tyre është një gabim. Jam mirënjohëse që nuk mu mbyllën kurrë dyert megjithëse e kam nisur gjithçka nga e para shumë herë. Nuk i humba ato 6 vite. Tani i shtoj kohës time dhe numërimit diçka tjetër, nisjen nga fillimi. Nëse ke dështuar dhe ke frikë të kërkosh sërish ndihmë thjesht duhet të dish se është e mundur të shkosh përpara duke u përmirësuar. Nëse je gjallë sot, ti mund t’ja dalësh. Ja vlen”- shkroi Demi në rrjetet sociale.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -