Duke u Ngarkuar...

Pirja e ujit për shumë njerëz është diçka jo fort e këndshme. Por të gjithë biem dakord se pirja e ujit është diçka e mirë për ne. Uji ndihmon të mbani nën kontroll kaloritë dhe pastron të gjithë organizmin. Por gjithmonë na lind pyetja: A kemi pirë ujë mjaftueshëm?

Nëse jo atëherë ja ku janë 4 mënyra të thjeshta sesi të qëndroni të hidratuar gjithë ditën.

1. Ndiq rutinën

Në mëngjes dhe në darkë ju mund të mbani një gotë ujë te koka e krevatit. Kjo gjë do të bëhet rutinë dhe ju nuk do të harroni më të pini ujë. Konsumimi i ujit në të njëjtin vend në të njëjtën kohë do e bëjë më të lehtë aktivitetin tuaj ditor.

2. Pini ujë në gota të mëdha
Duke pirë ujë në gota të mëdha në këtë mënyrë ju do të konsumoni gjithnjë e më tepër ujë.
3. Konsumoni fruta të pasura me ujë
Ka mjaft fruta që janë tejet të pasura me ujë si shalqini, lakra, kastravecat, luleshtrydhet, qitro, qershi, dhe perimet si spinaqi, brokoli, patëllxhanet, domatet dhe specat.
4. Ndiqni shijen

Uji mund të jetë ndonjëherë pa shije dhe për këtë ka një zgjidhje. Mund të shtoni kuba akulli ose feta kastraveci , ato do t’i japin jë shije freskuese dhe shumë të këndshme.

- SPONSOR -