Photoshop i dështuar përsëri ! Mesa duket familja Kardashian ja ka marrë dorën photoshop-it dhe nuk heqin dorë edhe pse shpesh herë janë kapur dështimet nga fansat. Këtë herë ishte rradha e Khloe Kardashian e cila dështoi përsëri me photoshop-in. Fotoja është shkrepur në festën e ditëlindjes së Diana Ross dhe sapo ajo postoi foton menjëherë u kryqëzua nga fansat të cilët e vunë re direkt një problem me foton e saj. Ata kanë vënë re që në dorën e djathtë të Khloe, një gisht është tepër, kjo si pasojë e photoshop-it të realizuar keq. Epo pas gjithë këtyre dështimeve me photoshop-in dikush duhet pushuar nga puna !

- SPONSOR -