Princi Harry ka bërë veprimin e duhur së fundmi duke hedhur në gjyq tabloidin britanik “The Mail on Sunday” dhe shkak u bë një letër e Meghan Markle që ja kishte derguar babait të saj. Kjo gjë mesa duket e ka prekur shumë dukeshën dhe Princi Harry ka reaguar direkt, kjo pasi ata janë sulmuar shpesh herë nga ky tabloid duke ulur figurën e tyre. Në një deklaratë ai e ka krahasuar situatën e Meghan me atë të së ëmës së tij dhe tregon se nuk mund ta shohë më duke vuajtur.

“Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre forcave të fuqishme. Vjen një pikë kur e vetmja gjë që mund të bësh është që të qëndrosh pa bërë asgjë ndaj kësaj sjelljeje, sepse shkatërron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre. Por ne të gjithë e dimë që kjo është e papranueshme, në asnjë nivel. Ne nuk mund dhe nuk duhet të besojmë se jetojmë në një botë ku nuk ka përgjegjësi për këtë gjë”, mësohet të jetë shprehur Harry.

- SPONSOR -Smiley face