Mesa duket trendi më i fundit, nga shtëpitë më të mëdha të modës në botë, është bashkëpunimi midis stilit chic dhe atij sportiv. 10 ditë më parë një koleksion të mrekullueshëm, për vitin 2020, e sollën Adidas dhe Prada, ku këtë të fundit, si asnjëherë më parë e ‘pamë’ në versionin sportiv. Të njëjtën risi na e prezantoi edhe Air Jordan me Dior, të cilën gjithashtu nuk e kishim menduar në këtë formë, por është me të vërtetë diçka interesante dhe definitivisht do të tërhiqnim vëmendje, me to. E veçanta e kësaj linje, në ndryshim nga bashëpunimi i Adidas me Prad-ën, qëndron tek emri i koleksionit, i cili do të jetë “Air Dior”. Kjo u verifikua mbrëmjen e djeshme, nga revista “Elle”, e cila na prezantoi me disa pamje nga sfilata që do të bëhet për sezonin e vjeshtë 2020, në Miami. Drejtuesit artistik i “Dior Men”, Kim Jones ka publikuar foton e parë zyrtare, në Instagram, nga koleksioni i bashkëpunimit. Markat nuk kanë zbuluar ende çmimet e veshjeve “Air Dior”, ndërkohë koleksioni pritet të dalë në shitje, në prill të vitit 2020.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face