David dhe Victoria Beckham kanë uruar djalin e tyre të madh për ditëlindjen me një sërë fotosh të vjetra . Ish futbollisti dhe stilistja e njohur postuan në Instagramin e tyre fotot bashkë me dedikimet për Brooklyn. ”20 vjet më parë sot ky njeri i vogël erdhi në jetën tonë …Ne jemi kaq shumë krenar për njeriun që ai është rritur dhe për pasionin që ai ka në gjithçka që bën”- shkroi David ku bashkangjitur kishte postuar dhe fotot e Brooklyn kur ishte i vogël.

Victoria po ashtu uroi djalin e saj në Instagram, ajo uroi Brooklyn dhe u shpreh se nuk i besohet se djali i saj mbush 20 vjeç. Po ashtu Victoria u shpreh se është shumë krenare për të dhe se është një ditë speciale për familjen Beckham. Por si e festoi Brooklyn 20 vjetorin e tij? I veshur thjesht dhe i shoqëruar nga e dashura e tij Brooklyn është fotografuar rrugëve të Notting Hill teksa bënin shopping dhe mesa duket Brooklyn e ka marrë shumë qetë 20 vjetorin e tij. Prej disa muajsh ai dhe modelja e njohur Hana Cross janë në një lidhje.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -