Modelja e amerikane, Amber Rose, ka vendosur të ketë një kujtim të përhershëm të fëmijëve të saj. Ylli 36-vjeçar është parë me një tatuazh goxha të madh në ballë ku shkruan “Bash” dhe “Slash” – emrat e dy fëmijëve të saj.

Ajo ka djalin shtatëvjeçar Sebastian Taylor Thomaz që njihet me nofkën Bash me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa. Ndërkaq, biondja në muajin tetor është bërë sërish nënë e një vogëlushi Slash Electric Alexander Edwards me të dashurin Alexander “AE” Edwards.

- SPONSOR -Smiley face