Kim Kardashain me sa duket e paska marrë shumë seriozisht avokatinë. Bukuroshja 38-vjeçare nisi disa javë më parë studimet për avokati dhe tani është duke ushtruar dhe profesionin e saj në një studio ligjore. Vetëm në 3 muajt e fundit Kim ka ndihmuar të lirohen 17 të burgosur federalë. Sipas dy avokatëve Brittany dhe MiAngel, Kim ka qënë pjesëmarrëse në financimin e fushatës “90 ditë liri” e cila lejon që disa persona që vuajnë dënimin për krime në lidhje me drogën, të kërkojnë reduktim të dënimit, sidomos për ata që e kanë të përjetshëm.
“Ajo po e përdor platformën e saj për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Vërtet na ndihmoi me punën që po bëjmë dhe po na ndihmon të forcojmë zërat e njerëzve që janë rrënjosur të gjallë.”- tha Barnett që është dhe avokati personal i Kim Kardashian.

- SPONSOR -