Rrjeti social, Facebook së shpejti do sjellë një aplikacion të ri që do të quhet “Preventive Healthcare” dhe do të ketë si qëllim parandalimin e tumoreve, sëmundjeve të zemrës dhe atyre sezonale. Nëpërmjet këtij aplikacioni, përdoruesit do të ndjekin hap pas hapi ekzaminimet që parandalojnë këto sëmundje.

Zuckerberg po bashkëpunon me organizata mjekësore për ta sjellë edhe më gjerë aplikacionin i cili për momentin po përdoret vetëm në Shtetet e Bashkuara. Presim që Facebook të japë një datë të saktë të lançimit të këtij aplikacioni edhe në Europë.

- SPONSOR -Smiley face