Gjatë të hënës mbrëma Shtëpia e Bardhë ka përfunduar përgatitjen për darkën e parë shtetërore të shtruar nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania për nderë të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte.

Duke u Ngarkuar...

Gazetarët  janë lejuar shkurtimisht të futen në sallën ku do zhvillohet takimi, dhe do të shtrohet darka në Shtëpinë e Bardhë.Dhe kur flasim për darkë natyrisht se na shkon mendja te luksi siç janë pjatat, gotat, pirunët e lugët e shtrenjta të lyera në vija të arta, derisa tavolinat janë dekoruar me lule.Në sallën e mbushur me tavolina që mund të pranojë 130 persona, janë vendosur edhe zarfet që gjithashtu ishin të mbuluara me ngjyrë ari.

Për dekorimin dhe detajet e tjera brenda sallës ka asistuar edhe Zonja e Parë, Melania e cila është fotografuar me disa persona tjerë duke u konsultuar për detajet.Përpos specialiteteve të përgatitura nga kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë, nuk do të mungojnë verërat e shtrenjta që francezët i preferojnë t’i shijojnë derisa hanë.

- SPONSOR -