Në fakt të jemi të sinqertë të gjithë ne prisnim të shihnim një nga ato promovimet si nëpër ëndrra, me lule natyrale , me pjata ngjyrë floriri, tullumbace , vipa rreth e rrotull, fotografë, kameramanë dhe dr.Riselda Sejdiun të veshur firmato kulluar në “Chanel”, por nuk ndodhi kështu…

Duke u Ngarkuar...

Me sa duket koreografja ndihet e lodhur nga promovimet, pasi ky është libri i saj i 8-të dhe ka menduar ti kushtoj më tepër rëndësi asaj çfarë është krijuar sesa festës , argëtimit dhe promovimit.

 

 

 

 

Në një mënyrë tepër të thjeshtë dr.Riselda Sejdiu sot prezantoi librin e saj të 8-të “Yogaland” në shtëpinë e saj teksa shihej e veshur me pizhame  dhe pa make -up. Riselda ja besoi promovimin e librit  djalit të saj , Brahimit që  ta prezatonte “Yogaland”, ku na la të gjithëve me gojë hapur me mënyrën se si na e prezantoi librin e ri.

Nëpërmjet një video në kanalin e Riseldës në “Youtube Channel”, ne  shijuam momentet më të bukura të promovimit të librit më të ri ,”Yogaland” me autorësi të dr.Riselda Sejdisë.

Gjithashtu duhet theksuar se ky libër kushtuar teknikave të Yog-ës ,vjen për herë të parë në Shqipëri ku njëkohësisht ne ndihemi edhe krenarë që biblotekës sonë shqiptare i shtohet edhe një libër që flet për Yogën, shkruan mulliri.al.

Dr.Riselda Sejdiu nuk ka harruar të na tregojë se ndihet e bekuar dhe mami më e lumtur në botë në këtë ditë të shënuar, gjithashtu nuk harron asnjëherë të jetë mirënjohëse e bashkëpunëtorëve të saj që e realizuan këtë projekt po aq të bukur sa ajo vet e  dëshironte.

Ka qenë pikërisht “Endri Event” ,agjencia e cila bëri që “Yogaland”  të shkëlqente ashtu siç duhej në të gjitha dimensionet që Riselda kishte kërkuar… Nuk na mbetet gjë tjetër t’ju themi vetëm nxitonintë blini librin “Yogaland” sepse ju duhet të relaksoheni si shpirtërisht por edhe psiqikisht/mulliri.al

 

- SPONSOR -