- SPONSOR -Smiley face

Le të flasim pak për artin e vërtetë dhe çfarë  quajmë art?  Në këtë rast të veçantë do të flas për artin e krijimit, çfarë është një lëvizje krijuese pa muzikë në sfond?  Unë do të thoja që është një art reflektues që sfumon emocionin mes dritës…  Koreografët mund të krijojnë bukur, por nëse nuk e gjejnë artin e vërtetë në produktin muzikor është e sigurt se do të dështojë …

Zgjedhja ime muzikore mendoj se është shumë e zgjuar, në këtë projekt kam zgjedhur këngën fituese  të Fik 57, “Ktheju Tokës” , me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit dhe kënduar nga Jonida Maliqi. Unë preferoj  të zgjohem drejt muzikës së vërtetë, të frymëzohem prej saj dhe pastaj të argëtohem duke vallëzuar në krijimin tim, ku vetëdijësimi i ndonjë artisti të vërtetë do të jetë padyshim pjesë e saj…

Le të themi se nuk është e thjeshtë të zgjedhësh artin e vërtetë edhe pse artistët janë shtuar shumë.  Shkenca e artit është historike,  e tillë do të mbetet, sepse aplikon koncepte universale, unë pretendoj të kuptohem dhe të pranohem nga koncepti i universit dhe artistët e vërtetë…

Asnjëherë nuk kam pretenduar se jam kuptuar dhe adhuruar nga artistë të vetë-stiluar, jemi shumë larg … Për të qenë më afër artit të vërtetë dhe artit që na mungon deri më tani, regjistrohuni tek workshopi im që do të mbahet në Dubai në 10-13 nëntor në  @trident_wellness.  Mos e humbisni këtë përvojë artistike, e cila mendoj se do të zbulojë detaje që nuk i keni ditur më parë … Le të kërcejmë së bashku në një tjetër nivel artistik …

Video Maker / @albannegollari_studio 

Koreografia/Dr.Riselda Sejdiu

“Ktheju Tokës”/Këngëtare/Jonida Maliqi/Kënga Fituese /Fest/57

Kompozimi dhe teksti i këngës “Ktheju Tokës”,Eriona Rushiti.

Workshop/Project/Dubai/Jazz Dance/ Trident Wellness Center/Choreography/Performance/Pedagogy/Art life/Real Art/UAE

- SPONSOR -Smiley face