Koreografja dhe pedagogia e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdiu tashmë shquhet për mënyrën se si ajo di të sjelli vërtetë artin e vërtetë dhe tepër unik… Po flasim për ftesat e librit më të ri në treg, “Yogaland” nga dr.Riselda Sejdiu. Një vit më parë ajo realizoi ftesat unike për Premierën e baletit “Rewind” , ku ftesat ishin po aq unike sa vet vepra.

View this post on Instagram

Think “Rewind” Dance Rewind” cause the Life is Art & the Art is Life… #ftesatebaletitrewind #Repost @weddingplannersalbania with @get_repost ・・・ Artistët edhe kur nuk i prezanton kush, ata i bashkon arti, kështu ndodhi me ne. ** Riseldën nuk e kishim takuar asnjëherë nga afër deri ditën kur ajo erdhi në ambjentin tonë për të sjellë në jetë realizimin e ftesave për Rewind. ** Një kimi artistike ndodhi dhe rezultatin e shikoni tek fotot plot emocion! ** Faleminderit që na besove këtë detaj @riseldasejdija dhe është kënaqësi të jemi pjesë e mbështetësve të këtij projekti. ** Rewind, 4 Korrik 2018! Suksese pafund! ** #handmade #luxuryinvites #ballerinas #rewindbyriseldasejdia #baletproject

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

Duke u Ngarkuar...

Pikërisht dje autoria ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa video dhe foto ku zbuloi ftesat e saj të promovimit të librit “Yogaland”. Riselda dje zbuloi vetëm ftesën dhe anën estetike të saj ,ndërsa sot autoria zbuloi edhe datën e saj të promovimit. Promovimi i librit, “Yogaland” do të zhvillohet ditën e Diel me datë 12.Maj.2019 në Tiranë.

Riselda deri tani nuk na e ka bërë të ditur vendin por me siguri që koreografja ka menduar të na surprizojë natën e promovimit… Ftesat treguan shumë që nga estetika dhe deri tek harmonia e ngjyrave për të mos lënë pa përmendur luksin e çmendur të vlerës ku secila ftesë mban.

Riselda nuk ka harruar të falenderoj ideuesen Kisilda Sotirin (@weddingplannersalbania) , për punën e mrekullueshme që ajo ka realizuar për ftesat e promovimit “Yogaland”.

“@weddingplannersalbania më keni lënë pa tekst…Si gjithmonë ju dini si të dhuroni art mbi art…Faleminderit që realizuat këtë mrekulli për, “Yogaland”

Është bërë arti mbi art me dizajnin dhe më pas me zgjedhjen e materialeve: si kartoni, llojet e letrave, fjongos dhe aksesorëve. 

Kemi zgjedhur një nga letrat më prestigjoze Italiane, “Pergamenata” në ngjyrë natyrale ,duke e ndërthurur me letra të cilat i japin luksin e merituar një eventi të tillë.

Punimi i realizuar me dorë  përcjell një ndjenjë shumë të veçantë pasi aty duket kujdesi  dhe serioziteti i kësaj pune të mrekullueshme.

Një ftesë e cila përtej vlerës monetare mbart një vlerë emocionale tepër të lartë…Jemi gati të festojmë sepse “Yogaland” po ju pret”, është shprehur dr.Riselda Sejdiu.

View this post on Instagram

@weddingplannersalbania më keni lënë pa tekst…Si gjithmonë ju dini si të dhuroni art mbi art…Faleminderit që realizuat këtë mrekulli për, “Yogaland” Është bërë arti mbi art me dizajnin dhe më pas me zgjedhjen e materialeve: si kartoni, llojet e letrave, fjongos dhe aksesorëve. Kemi zgjedhur një nga letrat më prestigjoze Italiane, “Pergamenata” në ngjyrë natyrale ,duke e ndërthurur me letra të cilat i japin luksin e merituar një eventi të tillë. Punimi i realizuar me dorë përcjell një ndjenjë shumë të veçantë pasi aty duket kujdesi dhe serioziteti i kësaj pune të mrekullueshme. Një ftesë e cila përtej vlerës monetare mbart një vlerë emocionale tepër të lartë…Jemi gati të festojmë sepse “Yogaland” po ju pret☄️🧘🏻‍♀️

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -