Pedagogia e Universitetit të Arteve dr.Riselda Sejdiu së shpejti  do të sjell në treg librin e saj të tetë kushtuar Yog-ës me titull, “Yogaland”.

Duke u Ngarkuar...

Autoria e shtatë librave të saj shkencor kushtuar teknikave të kërcimit edhe kësaj rradhe dr.Riselda Sejdiu na befason me projektin e saj… Ajo definitivisht di si të jetë ndryshe dhe e veçantë.

Së fundmi dr.Riselda Sejdiu, realizoi fotot e librit “Yogaland” , ndërkohë për të realizuar foton e kopertinës ajo zgjodhi një vend tepër interesant.

Kriporja e Vlorës ishte vendi ku Riselda ka realizuar foton e kopertinës por njëkohësisht ajo sot ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe një video me prapaskenat e xhirimeve. Video që koreografja Sejdiu ndau sot me ne ishte vërtetë një spektakël më vete , thjesht Riselda di si të jetë tjetër nivel dhe gjithmonë unike…

Riselda zgjodhi Shqipërinë dhe qytetin e bukur të Vlorës për projektin e saj të ri dhe ne ndihemi krenarë që kemi një artiste plot vlera dhe me moral si dr.Riselda Sejdiu. Zoti i shtoftë sa më shumë artistët si Riselda, me këmbë në tokë, të vërtetë dhe vetprodhues, shkruan mulliri.al.

- SPONSOR -