E përkohshmja “Shêjzat – Pleiades” e themeluar në Romë në vitin 1957, në vijim të nismës për vlerësimin e burimeve arkivore të historisë sonë kombëtare, që u kurorëzua me zhvillimin e kuvendit “L’Albania nell’Archivio della Propaganda Fide”, që u mbajt  mbajtur në Vatikan më 26-27 tetor 2015, organizon me 15 dhjetor 2017 me mbështetjen Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Kulturës dhe me bashkëpunimin e ngushtë të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, konferencën shkencore “Drita e arkivave, dritë mbi arkivat”.

Duke u Ngarkuar...

Interesi gjithnjë në rritje i studiuesve të huaj dhe atyre vendas për arkivat dhe fondet e veçanta ku janë përpunuar dhe ruhen materiale me rëndësi për historinë tonë, përbën motivin kryesor për këtë konferencë ku janë ftuarstudiues të huaj dhe vendas që do të referojnë për rëndësinë e studimit të arkivave, si burime parësore për historishkrimin tonë. Mbështetja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është tregues i interesit që diplomacia jonë e sotme tregon për paraqitjen sa më objektive të historisë sonë në botë.

Mbështetja e Ministrisë së Kulturës e një iniciative të tillë, me reliev të spikatur kulturor, tregon ndjeshmërinë e këtij institucioni themelor në promovimin e vlerave parësorë të kulturës dhe shkencës sonë. Bashkëpunimi i ngushtë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, është tregues i sinergjisë pozitive që ekziston mes institucioneve dhe studiuesve të cilët punojnë që drita e arkivave të kthehet në burim për shkrimin sa më objektiv të historisë sonë, larg intepretimeve të politizuara dhe atyre romantike.Prania e realiteteve të ndryshme në këtë aktivitet tregon se ekziston mundësia për të gjetur shtigje të reja bashkëpunimi për rakordimin e punës kërkimore mes intitucioneve dhe historianëve. Risi e këtij aktiviteti është fakti se Aktet e konferencës do të prezantohen të botuara me “peer review” po atë ditë që do të mbahet konferenca.

 

- SPONSOR -