Pak kohë më parë, Dua Lipa, fshiu çdo postim nga rrjetet sociale dhe u shpreh se për të po fillon një epokë e re. “Po filloj si një album i ri, kam dashur një fillim të freskët, ato kujtime gjithmonë do të jenë atje. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë”, u shpreh Dua në një intervistë. Ajo zbuloi gjithashtu se po punonte për albumin e ri, i cili nuk do tê ketë aspak këngë të zakonshme, por një stil të diskove të viteve ‘80. Së fundmi, Dua ka zbuluar edhe titullin e albumit. Me anë të një tatuazhi të gdhendur, Dua ka treguar se albumi do të quhet “Future Nostalgia”.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face