Një debat i madh ka përfshirë gjithë Amerikën dhe jo vetëm. Debati bën fjalë për një ligj që është nxjerrë në Alabama dhe ky ligj ndalon abortin. Ky ligj nuk është pritur aspak mirë nga femat anë e mbanë botës të cilat kanë protestuar për këtë ligj absurd. Dhe në krah të femrave që preken direkt nga ky janë të gjithë të famshmet ndër to edhe Dua Lipa me Lady Gagën që kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

“Jo se është trupi yt. Jo se është zgjedhja jote. S’ka nevojë për asnjë lloj justifikimi. Asnjë burrë nuk duhet të ketë të drejtë të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për trupin e gruas. Si është e mundur që aborti ndalohet përpara armëve? Të drejtat tona duhen dëgjuar. Dhe ne kemi të drejtën për t’u revoltuar. Keni gjithë mbështetjen time nga ana tjetër e oqeanit. Solidarizohem me motrat e mia.”-shkruan Dua përmes një postimi në Instagram ndërsa Gaga zgjodhi twitter-in për të reaguar.
“Të ndalosh abortin në Alabama është një dhunim, dhe më e urryeshme akoma është se përfshin edhe ato gra që janë përdhunuar, që përjetojnë incest me dëshirë ose jo. Ç’është kjo që doktorët që bëjnë aborte penalizohen më shumë se përdhunuesit? Është një tmerr dhe lutem për ato gra e vajza që po vuajnë në duart e këtij sistemi.”-shkroi ajo duke kundërshtuar ligjin kundër abortit.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -