Tashmë gjithçka është e qartë dhe s’ka nevojë më për t’i kapur mat pasi Dua Lipa dhe Anwar Hadid e konfirmuan vetë lidhjen e tyre. Prej disa ditësh ata shihen bashkë në shumë evente publike por deri dje nuk e kishin pranuar lidhjen. Dje këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa postoi një video në rrjetin social Instagram ku shihet në makinë me vëllain e Gigi Hadid dhe shkëmbejnë puthje dhe përqafime. Anwar është 3 vite më i vogël se këngëtarja shqiptare, Dua 23 ai 20. Menjëherë pas ndarjes me shefin e kuzhinës Isaac Carew, Dua Lipa nuk humbi kohë dhe u hodh në krahët e Anwar.

- SPONSOR -