Me dëshirën e saj të mirë, Dua Lipa postoi disa foto kur ajo ishte e vogël por menjëherë disa fansa shpërthyen në akuza photoshopi. Menjëherë këngëtarja me origjinë shqiptare u acarua nga komentet e shumta dhe tha se nuk i ka edituar fotot e fëmijërisë dhe për t’u mbyllur gojën fansave të saj postoi foto të tjera kur ishte e vogël. Por nuk mungoi as një koment nga nëna e ish të dashurit të saj Ledri Vula. Nëna e Ledrit komentoi në postimin e Dua-s duke shkruar:  “Ke qenë e bukur që kur ke qenë 1 vjeç. Ne kemi qenë komshinj dhe po unë e kam parë mamanë e saj shtatzënë, e kam parë kur ka lindur, kështu që ju mund të vazhdoni të urreni një person që xhelozoni. Nuk kam ndërmend të diskutojë për dikë që është e bukur brenda dhe jashtë”-i ka kthyer komentin një fansi që ka komentuar negativisht në foton e bukuroshes shqiptare.