Moderatori i njohur dhe tepër i talentuar, Ledion Liço sot ka ndezur skenën e ”The  Voice Kids” në finalen e zjarrtë. Mes emocionesh, konkurenca bëhet edhe më e fortë në këtë produksion kaq profesional. Sigurisht që kësaj finale nuk do ti  mungonte  dhe ironia e Ledionit.

Duke u Ngarkuar...

Ledioni pas një inserti të xhiruar nga stafi i tij shprehu xhelozinë e tij pasi atë nuk e “kishin ftuar”, në festën që kishin bërë në natyrë, kështu që kolegët nga festa i kishin ruajtur Ledionit një krikëll me birrë dhe simite me qofte dhe ja dhanë live në emision, Ledioni zgjodhi vetëm birrën dhe moderatorit vetëm kaq i mjaftoi të krijonte ironinë e rradhës:“ Kjo birrë vjen nga një kompani që  domethënë një  kompani pa emër sepse është normale që ska emër dhe nuk do ketë në këtë emision serioz emra se nuk merremi me kështu budallallëqesh ” , përfundon ironinë moderatori i njohur Ledion Liço.

Mulliri.al

- SPONSOR -