Shpesh kemi parë personazhe të njohur që ngjajnë me njëri-tjetrin dhe i tillë është dhe rasti i modeles Bella Hadid dhe Carla Brunit. Që prej fillimit të karrierës së saj Bella është cilësuar si binjakia e Carlës dhe gjithë fansat e kanë krahasuar gjithmonë pamjen e dy vajzave, madje dhe vetë Bella ka postuar foto krahasuese dhe ngjajnë si dy pika uji.

Duke u Ngarkuar...

Dy bukuroshet janë takuar ditën e djeshme në Kanë ku dhe po zhvillohet Festivali i Filmit dhe jo vetëm që ishin veshur shumë bukur por dhe nuk po i dallonim dot .Të dyja me baluke dhe të qeshura, me fustane të gjata dhe e vetmja gjë që ishte ndryshe ishte mosha e tyre, Bella 22 ndërsa Carla 51 vjeç. Sigurisht që nuk munguan as fotot nga bukuroshet, Carla e quajti modelen motrën e saj të vogël ndërsa Bella e quan mbretëreshë.

 

- SPONSOR -