Diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka qënë e ftuar në emisionin e Ellen ku ka folur për disa nga gjërat që ne nuk i dinim. Kjo ishte hera e 22 që Jennifer është e ftuar në emisionin e Ellen dhe ktij i themi rekord. Por teksa bënte një nga rubrikat ku Ellen bën pyetje me spec ajo u pyet se cila është pjesa e trupit për të cilën Jennifer është krenare.

Këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjej menjëherë dhe të thoshte se është për muskujt e saj të barkut tepër krenare. Dhe Ellen e cila u ndje keq pasi nuk e ka trupin si të Jennifer tha se pjesa e saj në trup për të cilën është krenare është buzëqeshja e saj. Por ajo që shkaktoi më shumë të qeshura ishte momenti kur Jennifer pyet Ellen se çfarë i pëlqen tek i dashuri i Jennifer dhe moderatorja tha penisi i tij, i gjithë publiku shpërtheu në të qeshura ndërsa Jennifer i  tha Ellen se është e “sëmurë”.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -