Cara Delevingne arriti të tërheqë vëmëndjen ditën e djeshme në dasmën mbretërore të Princeshës Eugenie me Jack Brooksbank. E veshur me një kostum tepër serioz,kollare dhe një kapele ajo dukej ndryshe nga femrat e tjera.

Por mesa duket Cara e ka gjetur frymëzimin e saj pikërisht tek vetja e saj. Në një foto të vjetër Cara shihet e veshur si në dasmën e princeshës. Ylli i Suicide Squad postoi një foto në instagram ku bënte krahasim të veshjeve të saj , ajo  shkruante se kush ishte veshur më bukur. Nga fotoja kur ajo ka qënë e vogël shohim që Cara ka qënë një yll i vërtetë.

Duke u Ngarkuar...

Modelja ësht zgjedhur disa kohë më parë si Modelja e Vitit dhe ka sfiluar për markat më të mira të modës si:Burberry,Chanel,Mulberry dhe Dolce&Gabbana. Gjithashtu Cara është trashigimtare e një familje tepër të njohur në Angli dhe ka një pasuri tepër të madhe.

- SPONSOR -