Shumë pak persona e dinë se Meghan Markle ka nxjerrë një koleksion të sajin tepër të veçantë në bashkëpunim me Reitmans. Meghan dhe kompania e njohur amerikane bashkëpunuan në 2016 për të nxjerrë një koleksion të veçantë. Pasi u bë ambasadore e Reitmans, Meghan bashkëpunoi me ta duke dizanjuar katër fustane që mund të kombinohen lehtë dhe mund ti vishni në evente të ndryshme.

“Kam konceptuar kapsulën e veshjes si katër pjesë të veçanta që mund të keni në dollapin tuaj, ose hidhini në valixhen tuaj dhe jini të sigurt dhe të mbuluar për çdo ngjarje këtë pranverë. Këto veshje reflektojnë stilin tim personal “– u shpreh Meghan ato kohë dhe vlen t’u themi se mini-koleksioni i saj pati sukses ato kohë.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -