Këngëtarja e famshme, Lady Gaga, është përfolur shumë për shëndetin mendor. Në fillimin e betejës së saj me ankthin dhe depresionin, ajo ishte thjesht një fëmijë i zakonshëm që kishte nevojë për nënën e saj. Si prind nuk isha e gatshme ta përballoja këtë. Ajo kaloi kohë të vështira, e poshtëruar, përhumbur, e izoluar. Nga një vajzë e re e lumtur dhe frymëzuese u shndërrua në dikë që filloi të vinte në dyshim vlerësimin për veten”, ka deklaruar nëna e Gagas, Cynthia Germanotta, për programin televiziv CBS This Morning. Në vitin 2012, këngëtarja së bashku me të ëmën bashkë themeluan fondacionin “Born This Way” që ua jep mundësinë të rinjve të praktikojnë shëndetin mendor dhe emocional. Cynthia Germanotta u siguron të tjerëve mjete dhe këshilla për të ndihmuar të dashurit e tyre që vuajnë si vajza e saj dikur.

- SPONSOR -Smiley face

Të gjithë të ftuarit në program vendosën fjongo me ngjyrë të gjelbër, në shenjë solidariteti për të dërguar mesazhin se “është normale të mos jesh mirë”

- SPONSOR -Smiley face