Simon Yam është një aktor shumë i njohur në Hollywood, dhe një nga rolet e tij më të njohura është në filmin “Tom Raider”. Por ngjarja e fundit që ka ndodhur i ka tronditur të gjithë. Aktori kinez është sulmuar në mes të skenës. Simon ndodhej në hapjen e një dyqani të ri në një provincë në jug të Kinës dhe teksa ishte duke folur me të pranishmit, një person nga publiku i është afruar, ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur aktorin në bark. Personi i panjohur e sulmoi disa herë me thikë aktorin ndërsa turma u alarmua ndërsa policia ndërhyri menjëherë. Tani aktori është jashtë rrezikut për jetën ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se përse ai u sulmua.

Smiley face