Sipas INSTAT, një pacient shqiptar qëndron shumë më pak ditë i shtruar në spital sesa të sëmurët në vendet e tjera të rajonit. Ekzaktësisht, një pacient në vendin tonë qëndron jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e rajonit dhe 2-3 ditë më pak se mesatarja e qëndrimit të një qytetari të Bashkimit Europian. Mesatarisht në Malin e Zi një i sëmurë qëndron në spital 8 deri në 9 ditë, ndërsa në Serbi ditët mesatare të qëndrimit në spital përllogariten të jenë gati 10 ditë. Po sa gjatë qëndrojnë të sëmurët në spital në BE? Në Bashkimin Evropian, koha mesatare e shtrimit në spital e të sëmurëve varion nga 4.5 ditë në Holandë, 5.3 ditë në Bullgari dhe 5.5 ditë në Danimarkë, në 9.1 ditë në Francë, 9.6 ditë në Çeki dhe 9.8 në Hungari.

- SPONSOR -Smiley face