Më shumë se dy milionë kopje të shitura në ShBA dhe Kanada vetëm për 15 ditë,epo kjo nuk pritej nga askush. Libri i ri i ish zonjës së parë Michelle Obama po korr një sukses të pabesueshëm pasi ai ka thyer çdo rekord.

Duke u Ngarkuar...

“Becoming” u nxorr para 15 ditësh dhe tani është shpallur si libri më i shitur i nxjerrë për vitin 2018 në SHBA. Në libër Michelle tregon gjithëçka që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënien e saj me Barack pasi ai u bë president, si u pritën ata sepse ishin presidentët e parë me ngjyrë dhe shumë të tjera.

Pronari i shtëpisë botuese të librit thotë se është shumë i lumtur për suksesin e Michelle ndërsa ish zonja e parë ndihet falenderuese për të gjithë ata  që e kanë mbështetur gjithmonë.

 

- SPONSOR -