E kemi parë në filmat “Thor” dhe “Terminator: Salvation” si një aktor të suksesshëm por aktori Isaac Kappy ka zgjedhur ti jap fund jetës duke u hedhur nga një urë në Arizona. Ngjarja bëhet akoma më tragjike kur mediat zbuluan se 43 vjeçari pasi ishte hedhur nga ura ishte goditur nga një kamion duke e bërë vdekjen e tij akoma më tragjike. 24 orë para se të bënte vetvrasjen aktori kishte bërë një postim në Instagram ku shkruante :

“Kujdes nga njeriu që nuk ka asgjë për të humbur, sepse nuk ka asnjë për të mbrojtur. Gjatë javës së kaluar, përmes një këndvështrimi që duhet të kishte ndodhur shumë vite më parë, kam arritur në disa përfundime të zymta për karakterin tim. Unë besoja se isha një njeri i mirë. Nuk kam qenë një njeri i mirë. Në të vërtetë, kam qenë një njeri shumë i keq gjatë gjithë jetës sime, kam përdorur njerëz për para. Unë kam tradhtuar shumë njerëz dhe shumë që më besonin. Unë kam shitur drogë. Kam borxhe. Unë kam abuzuar me cigare, drogë dhe alkool”

Duke u Ngarkuar...

Aktori ka përdorur për vite me rradhë drogë dhe është akuzuar edhe për pedofili.

 

- SPONSOR -