Ai ka miliona fansa në botë dhe është këngëtari më i pasur në botë, por kjo nuk e bën atë që të martohet mes luksit të pafund. Ed Sheeran është martuar në një ceremoni aq private sa pas dy muajsh mediat morrën vesh se ai është martuar. 28 vjeçari zgjodhi që të martohet në një ceremoni tepër private me 40 të ftuar që ishin miqtë më të mirë të çiftit dhe familjarët.

Një burim dha dhe detajet për prestigjozen “The Sun”: “Ed u martua disa ditë përpara Krishtlindjeve. Ceremonia ishte shumë e qetë, ishin vetëm shokët e vjetër të artistit, një numër i kufizuar familjarësh dhe prifti. Ishin vetëm 40 veta, pra jo Taylor Swift, drejtues kompanish muzikore, apo ndonjë anëtar i familjes mbretërore. Ai nuk donte diçka të bujshme, dëshironte që ceremonia të ishte diçka tërësisht për ta, thjesht një martesë e vogël dimërore”.

Duke u Ngarkuar...

Por për fatin e mirë tonin sipas një burimi Ed dhe bashkëshortja e tij do organizojnë një dasmë akoma më të madhe ku do ftojnë më shumë persona. Ed dhe Cherry kanë një jetë që njihen pasi ata janë miq fëmijërie dhe u fejuan në janar të 2018 ndërsa u martuan në dhjetor të 2018.

- SPONSOR -