Shumë prej nesh do dëshironin të ishim të famshëm dhe të kemi miliona dollarë në bankë dhe miliona fansa që na ndjekin, por të njëjtin mendim me ne NUK e ka Ed Sheeran. Këngëtari i njohur ka treguar në një rrëfim të sinqertë për “The Sun” se fama për të nuk ka ndikuar pozitivisht.

“Unë e kam ngushtuar rrethin tim miqësor në 4 persona, pasi e kam shumë të vështirë t’u besoj njerëzve në këtë situatë ku jetoj. Më duket vetja si kafshët. Nëse ha në restorant duhet patjetër të marr një dhomë private, përndryshe njerëzit do më filmojnë teksa ha dhe është shumë gjë e shëmtuar. Fama më shkakton ankth”,është shprehur Ed duke i habitur të gjithë…

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face