Duke u Ngarkuar...

Ato pa dyshim që janë të treja artiste  tepër të famshme. Karriera e tyre vazhdon të rritet çdo ditë dhe të preki majat e suksesit. Një gjë i dallon më shumë se vipat e , ato  tashmë janë nëna dhe mund të themi nënat më të përkushtuara. Ami është tepër e rezervuar në postimet e jetës së saj private por nuk na duhet shumë punë për të kuptuar dhe për të zbuluar se sa e përkushtuar është ajo pas fëmijëve të saj , pasi një instastori që  bën Ami patjetër do ta bëjë me fëmijët e saj. Edhe pse me një karrierë tepër të gjerë Amarda Toska shihet tepër e përkushtuar dhe e kujdesshme ndaj familjes dhe fëmijëve të saj.

Po ashtu vëmë re dhe profilin e Tunës e cila ka lënë çdo gjë artistike vetëm për t’ju përkushtuar djalit të saj. Tuna i kushton shumë vëmendje stilit të veshjes së tij. Një mami tepër e përkushtuar nuk harron asnjëherë ta nxjerri djalin e saj në Instagram si katallog.

Një tjetër nënë e përkushtuar është edhe Nora Istrefi e cila e mban vajzën e saj si kukull. Po të ndjekim Nora Istrefin në Instastori dhe Instagram do të shikoni vetëm vajzën  e saj  të lumtur që e ndjen që e ka mamin e saj gjithmonë pranë. Nora është një nënë tepër e përkushtuar edhe pse me një karrirë tepër të ngjeshur. Këto tre nëna janë klasifikuar sipas mulliri.al si nënat me të përkushtuara ndaj fëmijës së tyre edhe pse shumë të famshme dhe të zëna me projekte.

Këto janë nënat shembull për tu ndjekur…. Të jesh e famshme dhe të dish të jesh  nënë e zgjuar dhe e përkushtuar është fat i madh për fëmijën, shkruan mulliri.al

- SPONSOR -