Eleni Foureira është e ftuar në një koncert që Bashkia Fier do të bëjë për Krishtlindje dhe inagurimin e sheshit në qendër të qytetit. Mes shumë këngëtarëve është dhe Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e rritur në Greqi, por që përfaqësoi Qipron në edicionin e parafundit në Eurovizion. Lajmi konfirmohet nga kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, por edhe kanali televiziv i Athinës, “Open TV”. Kjo është hera e dytë që Eleni performon në Shqipëri pasi ndezi skenën e kryeqytetit në një super koncert në korrik. Ky koncert do jetë vërtetë i veçantë për të pasi Fieri është vendlindja e saj.

- SPONSOR -Smiley face