Duke u Ngarkuar...

Elvana Gjata sot  ishte e ftuara speciale e The Voice Kids në Top Channel. Ajo performoi tre performanca live ku dy nga këngët ishin shkëputut nga albumi saj i fundit. E veshur tepër shik, Elvana tronditi skenën e The Voice Kids me zërin e saj potent. Ajo që  na befasoi të gjithëve ishin lëvizjet e kërcimit që Elvana performoi me trupën e baletit të Top Channel ndërkohë që këndonte live. Një artiste dimensionale dhe me një famë ndërkombëtare Elvana si gjithmonë arrin të rrëmbej simpatinë e publikut shqiptarë.

- SPONSOR -